
Në një moment kyç për Shqipërinë, kur integrimi në Bashkimin Europian është një mundësi që kërkon angazhim dhe vendosmëri, kandidati për deputet Shkelqim Sterkaj i Partisë Socialiste thekson nevojën për bashkim dhe kurajo. Ai beson se, për të kaluar përtej hendekut mes të majtës dhe të djathtës, duhet të mbështesim skuadrën e re të Partisë Socialiste, e cila ka një plan të qartë për të çuar Shqipërinë më pranë BE-së dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
VOTO 5❤️
dhe po, mu siç shkruhet mbi këtë dorë, duhet kurajo për ta kapërcyer hendekun mes të majtës e të djathtës, por kur e kërkon Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE-së, nuk duhet të jetë e vështirë për të votuar skuadrën e re të Partisë Socialiste🇦🇱🖐️🇪🇺
