Vllaznia është skuadra që godet më së shumti portën kundërshtare, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndeshje të luajtura në Loro Boriçi. Sipas statistikave të prodhuara nga videoanalistët e ndeshjeve në federatën e futbollit, ekipi shkodran ka një mesatare prej më shumë se 14 goditjesh gjatë një ndeshjeje. Nga ana tjetër skuadra e Brdaric i jep shumë pak mundësi kundërshtarëve të godasin portën e tyre.
Sipas të njëjtave statistika, Kukësi ka një diferencë negative mes goditjeve të bëra dhe të pësuara në ndeshjet jashtë por ka diferencë pozitive në shtëpi. Duket theksuar fakti që prej disa vitesh veriorët nuk luajnë në qytetin e tyre, por enden në stadiume mes Elbasanit, Tiranës dhe Kamzës.
Skuadrat e kreut të renditjes Tirana dhe Laçi kanë një ekuilibër të mirë mes ndeshjeve në shtëpi dhe atyre në transfertë. Por skuadra që nuk bën dallim ndërmjet shtëpisë dhe transfertës është Partizani. Skuadra e të kuqve është ajo që për goditjet e bëra dhe të pësuara ka dominuar si në ndeshjet brenda ashtu edhe në ato jashtë Tiranës.
Egnatia në fundin e renditjes edhe në kampionat është ekipi që pëson më shumë nga kundërshtarët dhe këtë e tregon edhe fakti i që ka një numër të lartë golash të pësuar.
Tv Klan