Statistika/ Kalaja Rozafa, rritet me 53% vizitueshmëria.
Vizitorët në #KalajaRozafa kanë vijuar me ecurinë pozitive në muajin Gusht 2022 edhe në krahasim me vitin paraardhës 2021, duke reflektuar rritje të konsiderueshme të vizitorëve vendas dhe të huaj.
10.657 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë #KalajaRozafa gjatë muajit Gusht 2022, ose +5.702 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2021.
Kalaja Rozafa, mbetet një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në të gjithë Shqipërinë ku për periudhën Janar-Gusht 2022, është vizituar nga 69.000 vizitorë.