Pjesa më e madhe e stacioneve të urbanëve janë pa strehëz. Në ditët me shi qytetarët u duhet të presin nën çadër, pasi këto në vendndalimet e urbanit ka vetëm një tabelë informuese. Qytetarët shkodranë thonë se kjo nuk është aspak normale. Institucionet duhet sa më parë të sistemojnë këto vendqëndrime të paktën me stol dhe strehëz.
Krahas mungesës së stacioneve për drejtuesit e shërbimit urban në Shkodër, shqetësim mbeten vendqëndrimet e furgonëve të cilët bëhen pengesë për levizjen dhe pasagjerët. Furgonët e linjave ndërqytetase vijojnë të përshkojnë çdo cep të rrugëve duke mos patur një stacion dedikuar atyre. Për transportin urban e vetmja zgjidhje mbetet ndërtimi i terminalit të premtuar.