Spitali Rajonal Shkodër: Nuk ka pacientë të lënduar, po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit…

Shpërndaje

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.

Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.

Shpërndaje