SPAK shkatërron grupin kriminal në Lezhë/ 20 urdhëra për arrestime, personat e vënë në pranga deri tani, të përfshirë edhe efektivë policie (EMRAT)

Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër arreste të cilat duhet të ekzekutohen gjatë ditës së sotme nga ana e forcave të policisë.

Ky aksion është i lidhur me vrasjen e oficerit të Kirmeve të Rënda Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama pasi ky i fundit u ndal për t’u kontrolluar gjatë një operacioni anti-kanabis.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar në total 10 urdhër arreste por janë bërë publikë evetëm emerat e disa prej personave. Operacioni i zhvilluar ka si qëllim kryesor shkatërrimin e një grupi kriminal shumë të fuqishëm që operon në Lezhë në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Aktualisht mësohet se, emrat e personave të përfshirë janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Aleks Kedheli, Ilir Kolaj, Pashk Lala, Myl Rrapaj.

Fax News ka mësuar se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:30 të mëngjesit kur policia ka mësyrë në banesat e rreth 20 personave të cilët mësohet të jenë të përfshirë në fushën e lëndëve narkotike.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar dhe kanë shpërndarë lëndë narkotike në këtë qytet.
Në operacion ka marrë pjesë dhe SHÇBA pasi të përfshirë në janë edhe policë të qarkut Lezhë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet kanë lënë dorë të lirë në qark.

Përveç policëve të përfshirë, bëhet me dije se edhe persona të tjerë të administratës publike janë të përfshirë. Operacioni është ende në vijim pasi nuk janë kryer të gjithë urdhër-arrestet nga policia e shtetit. Pritet që më vonë SPAK të dalë në deklaratë zyrtare sa i përket këtij operacioni të zhvilluar.

Shpërndaje