SPAK pa mbështetje amerikane: Presione politike dhe sfida përfundimtare…

Shpërndaje

Nga Redi Shehu

Çështja është se pse liderët tanë politikë po kolaudojnë qëndrimet ndaj SPAK pikërisht në momenin kur SPAK ndodhet vetëm? Dmth kur SPAK ishte nën tutelën amerikane ai ishte krenari për socialistët dhe “shpella e krimit” për opozitën. Largimi i amerikanëve nxori zbuluar edhe maxhorancën e cila në mënyrë hipokrite përpëlitej si mbështetëse ndonëse nuk kapërdinte kostot e medha moralo-politike që po i shkaktonin akuzat ndaj eksponentëve të saj. Tani që stafi amerikan ka ikur nga SPAK, për shkak të pezullimit që Trump i bëri fondeve te USAID, duket se ka të vetmen rrugë që i ngel, mbijetesën.

SPAK ka kohë deri në formimin e parlamentit të ri të dalë pas zgjedhjeve, që do të thotë pak muaj. Gjatë kësaj kohë struktura antikorrupsion do të përpiqet që të çojë deri në fund punën e nisur, ngase e lënë përgjysëm do të prodhonte ujqër të plagosur të cilët do t’i turreshin me më shumë tërbim. Ndaj, edhe priten ngjarje interesante deri në vjeshtën e ardhshme

Shpërndaje