SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë në qeverinë Berisha…

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Mësohet se Ruli është paraqitur në SPAK për çështjen “Partizani”.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.

Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më herët për këtë çështje është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi.

Po kështu është thirrur në SPAK, ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.