Një operacion policor kombëtar ka nisur mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.
Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër-arreste, ndërkohë që aksionet po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël, Durrës.
Mësohet se po zhvillohen kontrolle te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit, si edhe në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.
Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.
Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.