SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës për mashtrime me call center…

Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dorëzoi më 25 prill 2025 në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës. Të dy janë subjekt hetimi pasuror në procedimin nr.13/2023, i nisur pas një hetimi penal për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

SPAK i akuzon për veprime kriminale të kryera në kuadër të një organizate të strukturuar, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara arrin në rreth 1.9 milionë euro dhe mbi 33 milionë lekë. Të gjitha pasuritë janë kërkuar të konfiskohen për llogari të shtetit, pasi konsiderohen të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Lista e pasurive të sekuestruara për Erjon Kasmin përfshin:

  • Apartamente në Tiranë dhe Durrës.
  • Vilë 3-katëshe në Selitë, Tiranë.
  • Njësi tregtare dhe garazhe në kryeqytet.
  • Sipërfaqe toke dhe pemëtore në Borsh, Sarandë.
  • Kompania “Wood Land” Shpk në Kashar, Tiranë.
  • Llogari bankare me rreth 588 mijë euro dhe mbi 19 milionë lekë.

Për Xhulian Xhafën janë sekuestruar:

  • Apartamente dhe garazhe në Tiranë dhe Kavajë.
  • Vlera e pasurive të tij arrin në 240 mijë euro.

Sipas SPAK, hetimi pasuror provoi se këto pasuri janë përfituar nga aktiviteti kriminal dhe kërkohet konfiskimi i tyre në favor të shtetit.

Shpërndaje