Pas kontrollit të banesë së gjyqtares Enkelejda Hoxha, SPKA ka bërë kontrolle edhe në banesën e doktorit të QSUT-së, Ervin Prifti duke i sekuestruar 300 mijë euro dhe 16 mln lekë cash. SPAK dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore janë habitur nga shuma e gjetur, pasi mjeku e kishte kthyer banesën e tij si bankë.
Ervin Prifti përmendej në përgjimet që çuan në pranga grupin kriminal të Gjykatës së Krujës. Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.