SPAK i sekuestron mbi 5 mijë metër katror truall bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka…

Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka sekuestruar 5.512 metër katrorë truall bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçit. Lajmi është konfirmuar për RTSH-në nga burime në SPAK, ndërsa sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste është kallzuar nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri për falsifikim dokumentesh të pronës, që bleu për investim, duke bashkëpunuar me kryetarin në detyrë të Bashkisë, Jorgo Goron. Po ashtu në kallëzim akuzohen edhe Xhaçka dhe Goro.

Ata akuzohen se në mars të vitit 2019 kanë falsifikuar dokumente pronësie mbi një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë të Bashkisë së Himarës, “në shkelje të hapur të ligjit të tokës dhe ligjeve të tjera mbi pronat”. Sipas kallzimit, këto falsifikime dokumentesh janë kryer për të siguruar blerjen e kësaj toke nga Gaçi, i cili mori statusin e investitorit strategjik.

Kujtojmë se më 6 tetor, ish-deputeti socialist dëshmoi për disa orë në SPAK, por pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, nuk dha detaje për mediat. Po ashtu në pyetje nga SPAK është marrë edhe Goro.

Xhaçka: Bashkëshorti im s’ka marrë asnjë metër tokë. SPAK të hetojë

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas sekuestrimit nga SPAK të 5.512 metër katrorë truall bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se bashkëshorti i saj nuk ka marrë tokë nga shteti, teksa për investimin e tij privat, por thekson se SPAK duhet të bëjë punën e vet “i papenguar nga askush”.

Xhaçka përmend edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa thotë se ai, sipas ish-ministres, po tenton të tërheqë vëmendje.

Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro  preventive prej disa javësh e një pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë. SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, shkruan Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi. Sipërfaqja prej 5.512 metër katrorë rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.