Prokuroria e Posaçme për gjatë vitit që lam pas ka përdorur edhe përgjimët si mjetin për kërkimin e provës në rastet e korrupsionit dhe të krimit të organziuar. Në raportin vjetor të SPAK thuhet se janë përgjuar në total 3335 persona, prej të cilëve 1899 janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 1436 persona për korrupsion.
Këto përgjime janë bërë për llogari të 186 çështjeve që kishte nën hetim Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë 2023 vihet re një rritje e numrit të personave të cilët janë përgjuar nga ana e SPAK.
SPAK ngre shqetësimin për situatën e krijuar nga grupet kriminale. Në raport thuhet se në Tiranë dhe qytete bregdetare, ato kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është prezent kryesisht në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës e Fierit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.
Ndërsa vrasjet dhe plagosjet ndodhin më së shumti në qytete si, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Fushë Krujë. Në këtë zona po ashtu evidentohen raste të blerjes se armëve dhe lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat përdoren në ngjarje kriminale.
Pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura tek grupet kriminale shiptare. Sipas SPAK mënyra mbetet e njëjtë: Shoqëritë tregtare shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e pista, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta. Investimet në prona të luajtshme dhe pasuri të paluajshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare.
Pastrami i parave nuk është vëtëm problem shqiptarë, por ndërkombëtarë. Skema me komplekse ishte ajo e përdorimit të institucioneve shiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndermjetese” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafias Italiane.