Një zonë e mbushur me histori, tradita dhe simbol i qëndresës dhe rezistencës. Postriba do të jetë një prej njësive administrative që në 4 vitet në vazhdim do të ketë një sërë investimesh. Gjatë takimit me banorët e kësaj zone u ndala tek ato që kemi realizuar deri më tani si: Rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e 6 shkollave, rikualifikimi i 8 rrugëve, shtim i ndriçimit në rrugët e fshatrave, rehabilitimi i 20 km kanale ujitëse etj.
Në këtë 4 vjeçar investimet do të shtrihen në të gjithë territorin e kësaj njësie ku kemi parashikuar:
▫️Ndërtimin e fushës së re sportive në Postribë
▫️Ndërtimin e tregut të produkteve Bujqësore e Blegtorale në Mes
▫️Rikualifikimin e zonës së kalasë së Drishtit, me ndërhyrje në fasadat, sheshin dhe shtigjet e saj
▫️Rikonstruksion e shkollave, qëndrave shëndetësore
Postriba antikomuniste do të dijë edhe në 14 Maj ta thotë fuqishëm fjalën e saj.
Bashkë Fitojmë✌️