
Në një atmosferë të mbushur me pasion sportiv dhe krenari qytetare, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ndau emocionet e tij nga finalja e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për vajza U-18, duke vlerësuar performancën e të dyja skuadrave dhe duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sportin e të rinjve në Shkodër.
Postimi i kandidatit Spahia:
Një finale plot emocione mes Vllaznisë U-18 dhe Tiranës, që e ndoqa me shumë kënaqësi mes tifozerisë shkodrane në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Edhe pse ky derbi i basketbollit u fitua nga vajzat bardheblu, Vllaznia dëshmoi shpirt gare dhe talenti i vajzave kuqeblu premton për të ardhmen e këtij sporti. Përgëzime të dy ekipeve për lojën e bukur, urime Tiranës për fitoren dhe një falenderim i veçantë për presidentin e Federatës së Basketbollit, mikun tim Avni Ponari.
