Spahia: Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 Marsit në kryeqytet…

Shpërndaje

Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 Marsit në kryeqytet.

Organizimi qytetar ashtu si edhe ai politik është mbreslënës, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se qytetarët e duan me ngulm ndryshimin. Me strukturat drejtuese dhe anëtarët e Grupseksionit 3/3 të Partisë Demokratike analizuam gjendjen në të cilën ndodhet sot kryeqendra e veriut dhe e gjithë Shqipëria.

Pseudo-reformat, diskriminimi politik i Shkodrës dhe veriut në tërësi, skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë thelluar krizat, rritur varfërinë dhe shtuar ikjet e shqiptarëve. Koha është për t’i thënë ndal, prandaj të gjithë të bëhemi bashkë në 3 Mars, në protestën e madhe që qytetarët do të kenë kundër regjimit të Edi Ramës.

Mirënjohje çdo qytetari dhe demokrati shkodran që nuk dorëzohen përballë asgjëje.

Shpërndaje