Spahia: Presim 200 mijë turistë këtë vit në Shkodër, festival kulinarie nga 14 deri në 16 korrik…

Shpërndaje

Bardh Spahia, i zgjedhur prej pak muajsh në krye të Bashkisë Shkodër, thotë se ndihet i vëzhguar por edhe i vlerësuar, prej përgjegjësisë së lartë që ka marrë përsipër në drejtimin e një qyteti shumë të rëndësishëm, për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve.

Në një intervistë për emisionin MCN Economy, Spahia tha se ka tentuar që të jetë i zhveshur nga barrierat penguese, duke komunikuar me përfaqësues të qeverisë dhe se ka shprehur disponibilitetin maksimal të bashkisë Shkodër dhe hapjen e çdo mënyre bashkëpunimi që të bëhet më e mira për qytetarët shkodranë.

Shpërndaje