Spahia: Pa krim nuk ka pushtet, pa pushtet nuk ka krim, është kjo motoja e vetme e PS…

Shpërndaje

Në Shqipëri, që nga 2013 nuk dihet më ku fillon shteti dhe mbaron krimi apo ku mbaron krimi dhe fillon shteti. Çdo ditë e më shumë faktohet kjo lidhje jetike për ekzistencën e tyre reciproke.

Pa krim nuk ka pushtet, pa pushtet nuk ka krim, është kjo motoja e vetme e PS, e cila tashmë është një organizatë kriminale dhe oksigjen për çdo organizatë kriminale në Shqipëri.
Erdhën në pushtet me kriminelë, me të cilët mbushën dhe parlamentin. Vazhdojnë dhe mbajnë pushtet vetëm me krimin dhe vetëm për krimin.

Për njerëzit e ndershëm, kjo e jona ështe kthyer në një sfidë mbijetese teksa kriminelët lulëzojnë e multiplikohen në çdo zyrë shtetërore.
Janë në administratën publike, në polici, në drejtësi dhe në çdo sektor, të përhapur me metastaza e metamorfoza 1 e 2 e 3 e kushedi se sa.

Çdo fije e këtij shkatërrimi të vendit të shpie tek koka e kësaj të keqeje, çdo kriminel i cili thirret në kauzë në çdo fushatë elektorale dhe ditë votimesh, ka një vasal dhe ai është përfituesi direkt, është ai që pa aleancën me këta qelbësira nuk do merrte dhe as mbante pushtet as edhe një moment të vetëm.

Është koka e tyre, është hajduti delirant, zoti i kotësisë e mbreti i asgjësë, piktori i munguar dhe politikani më i inkriminuar, Edi Rama. Shërbëtori, mbrojtësi dhe përfituesi më i madh i krimit.

Shpërndaje