Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar pamje nga spitali i Shkodrës, ku shfaqen disa qytetarë teksa presin në radhë në shërbimin e sëmundjeve të mushkërive.
Krahas fotove, Bardhi shkruan në “Facebook” se kreu i qeverisë bën propagandë me shëndetësinë, pasi realiteti është flagrant.
“JA SI E KA KATANDISUR SHERBIMIN SHENDETESOR EDI RAMA! Kjo është situata sot tek shërbimi i sëmundjeve të mushkërive në Spitalin e Shkodrës. Sa e madhe është nevoja për shërbim të kualifikuar shëndetësor dhe sa flagrant është keqmenaxhimi nga ana e kësaj qeverie në ikje. Më 25 Prill do i japim fund injorimit e braktisjes së qytetarëve nga ky rregjim i papërgjegjshëm që nuk ka as ndjeshmërinë njerëzore për të kuptuar se siguria shëndetësore është prioritare. Edi Rama investohet vetëm për fasadë, por realiteti është ky që shohim, kokëfortë dhe flagrant në cdo qytet të vendit! #25Prill#ShqipëriaFITON.”