Spahia: Me Olin, për një Shkodër më të ndjeshme dhe humane…

Shpërndaje

Në një takim të ngrohtë e plot kuptim, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ndau reflektime mbi një bashkëpunim domethënës me Olin, një aktiviste e palodhur për mbrojtjen e kafshëve. Ky postim hedh dritë mbi përkushtimin e saj, rolin e institucioneve dhe rëndësinë e angazhimit qytetar për kauza humane që prekin komunitetin.

Postimi i kandidatit Spahia:

Me Olin më njohu nga afër detyra e kryebashkiakut, ku patëm bashkëpunimin me të dhe shoqatën që ajo ka themeluar “Animals Need Me” për ndërtimin e strehëzës së qenve. Aty pata rastin të shoh përkujdesjen dhe profesionalizmin e një aktivisteje pasionante dhe të vendosur për kauzën e saj. Punë që nuk e ka ndalur as në Kanada, atje ku prej disa vitesh jeton dhe punon, por gjithmonë me sytë nga Shkodra e Shqipëria. Për mbrojtjen e kafshëve ka ende shumë punë për të bërë dhe do të jem gjithmonë një mbështetës i nismave që do të merren në këtë drejtim. Mirënjohje për Olin dhe këdo që kujdeset për kafshët.
Kafen e mbyllëm duke patur kënaqësinë të marr si dhuratë librin e babait të saj të ndjerë Pauli Pero “Shtypshkrimi dhe Shtypshkronjat e Shkodrës”.
Oli, animals need you por edhe Shkodra dhe Shqipëria need people like you!

Shpërndaje