Mbështetja e tyre ka qënë e vazhdueshme dhe kontributi që japin është tejet i rëndësishëm. Kënaqësi të ndash programin dhe vizionin tonë të drejtimit të Bashkisë Shkodër me gratë dhe vajzat e rajonit 4. Kush më mirë se ato i njohin problematikat dhe mund të ndihmojnë në ndërtimin e modeleve të mira që i japin zhvillim Shkodrës. Në këtë rajon kemi kryer një sërë investimesh dhe të tjera janë parashikuar për këtë 4 vjeçar.
Rikualifikim i shesheve publike
Sistem i ri ndriçimi LED
Korsi të dedikuara biçikletash
Terrene të reja sportive dhe rikonstruksione të shkollave
Rikualifikim i blloqeve të pallateve me efiçensë energjie
Projekti ynë për zhvillimin e Shkodrës është i qëndrueshëm dhe vjen i ndërtuar sipas kërkesave të komunitetit.
Bashkë Fitojmë.