SPAHIA: ME 25PRILL SHKODRA PARAROJA E NDRYSHIMIT ME LULZIM BASHEN PER FEMIJET, EKONOMINE, SHQIPERINE NE BE

Shpërndaje

ME 25PRILL SHKODRA PARAROJA E NDRYSHIMIT ME LULZIM BASHEN PER FEMIJET, EKONOMINE, SHQIPERINE NE BE

Komunikim nga Shkodra me gazetaren Denisa Pasholli në A2 CNN

Ka një frikë të qartë të Edi Ramës për NDRYSHIMIN që vjen më 25 Prill. Të gjitha tentativat e kryeministrit për ta shfrytëzuar pandeminë për efekt elektoral kanë dështuar.

Ishte i turpshëm qëndrimi i Edi Ramës dje në Shkodër dhe përpjekja për t’ia faturuar kryebashkiakes Ademi diskriminimin që i ka bërë Shkodrës në 8 vitet e pushtetit të tij.

Me tepsinë për vete e pseudoparlamentin që e ka kthyer në paradhomë të vetën Edi Rama dëshmoi frikën për realitetin e datës #25Prill, largimin e tij!

Edi Rama nuk tha asgjë, se kush e pengoi t’u përgjigjej banorëve të përmbytur të Nënshkodrës, që i kërkuan shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për të marrë dëmshpërblimin e dëmeve të pësuara: kush e pengoi të mos shkonte të paktën një herë të vetme personalisht e t’i shihte si e kishin hallin; kush e ka penguar që të mos zgjidhte persona të inkriminuar për ta përfaqësuar në Shkodër; kush e ka penguar që të mos sillte simbolin e korrupsionit e PPP-ve në Shkodër; kush e detyroi që t’ua hiqte drejtoritë qëndrore Shkodrës e t’i conte në Lezhë?
Janë pyetje të cilave jo vetëm Shkodranët, por gjithë Shqiptarët do u japin përgjigje me #25Prill, duke votuar kundër këtij rregjimi, që partner ka krimin e korrupsionin.

Këto nuk janë zgjedhje për Bashën e Ramën. Janë zgjedhje për qytetarët e të ardhmen. Janë zgjedhje për fëmijët, për ekonominë shëndetësinë, arsimin e mundësitë për të gjithë. E për t’i realizuar nevojitet afrimi me Bashkimin Europian, një proces që ka ngecur me Edi Ramën, por që mund ta realizojë vetëm Lulzim Basha. Kjo sepse kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha i ka dhënë provat me sigurimin e lëvizjes së lirë pa viza për shqiptarët, me antarësimin e vendit në NATO. Këto janë fakte, realitete të prekshme nga cdo shqiptar.

Ka një dëshirë të jashtëzakonshme të shqiptarëve për ndryshim dhe përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht për Partinë Demokratike, të dalin për veten e tyre, për fëmijët e tyre.

E ardhmja flet për rininë, për NDRYSHIMIN dhe këtë e realizon vetëm Lulzim Basha që ka një program të qartë dhe ka eksperiencën e duhur, si dhe rezultatet e prekshme në kohën e qeverisjes së PD. Lëvizja pa viza dhe antarësimi në NATO, të realizuara nga Lulzim Basha janë garancia e NDRYSHIMIT të jashtëzakonshëm që e pret vendin duke votuar për nr 9, Partinë Demokratike më #25Prill.

Të bëhemi të gjithë bashkë për NDRYSHIMIN, për familjet tona, për ekonominë, për të ardhmen me hapësira për të gjithë, me Lulzim Bashën.

Shpërndaje