
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përcjell një mesazh besimi dhe vendosmërie përpara zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar mbështetjen e fortë që po merr nga qytetarët e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe gjithë qarkut Shkodër. Ai e konsideron votën për PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore si një zgjedhje për zhvillim dhe një refuzim të qeverisjes që, sipas tij, ka dëmtuar vendin për 12 vite.
Postimi i kandidatit Spahia:
Puka, Fushë – Arrëzi dhe i gjithë Qarku i Shkodrës e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Në 11 Maj vota për PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është votë për të ardhmen dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes që prej 12 vitesh ka gjunjëzuar vendin tonë. Mirënjohje për mbështetjen që rritet ditë pas dite nga bashkëqytetarët tanë✌️#voto1#partiademokratike#aleancapershqiperinemadheshtore#votobardhspahia
