SPAHIA: EDI RAMA INVESTON VETEM NE PROPAGANDE, QYTETARET PERBALLOJNE VETE KOSTOT ANTI COVID-19

Shpërndaje

Shifrat ditore të fataliteteve nga Covid-19 vijojnë të mbeten shqetësuese, por ka një situatë tjetër tejet problematike, e cila anashkalohet nga qeveria. Bëhet fjalë për kostot e trajtimit të virusit në banesa. Eshtë mënyra që zgjedh shumica, duke shmangur shkuarjen në spital edhe pse jo pak herë trajtimi në banesë shkon deri në tre jave. Skema e propaganduar e subvencionimit nuk funksionon dhe nevoja për mjekim të shpejtë, po bën që qytetarët ta marrin vetë barrën e këtij shpenzimi, që nga analizat, tek trajtimi me ilace dhe administrimi përmes infermierëve, që merren privatisht për mjekim deri në 3 herë në ditë. 5 mijë lekë të reja është kostoja mesatare për një shërbim infermieror në banesë. Mendoni 3 në ditë e në 7 ditë kostoja vetëm e infermieres është mbi 100 mijë lekë të reja. Sa qytetarë kanë mundësi ta përballojë këtë kosto vetëm në një javë?

Edi Rama bën edhe mjekun, edhe ekspertin dhe duke investuar vetëm për propagandë, e cuar situatën në kolaps me padijen dhe makutërinë e vet. Nuk ka as plan as strategji për menaxhim kapacitetesh e shtim të tyre, por vetëm injorim të problematikave. Komiteti i ekspertëve “këshillohet” nga Edi Rama dhe jo e kundërta dhe prandaj jemi sot në këtë situatë.

Edi Rama ka dështuar me menaxhimin e pandemisë. Kostot i mbajnë qytetarët, kurse ai vetë refuzon të marrë përgjegjësi, sepse në delirin e vet imponon cdo ditë vetëm suksese imagjinare.

Më 25 Prill shqiptarët do clirohen nga ky rregjim, që jo vetëm nuk kujdeset, për ta por u u kushton edhe gjënë më të shtrenjtë, shëndetin e jetën. Deri atëherë secili duhet të rrisë maksimalisht kujdesin për vete, familjarët e të dashurit.

Qytetarët shqiptarë do kenë qeverinë që u shërben, kujdeset për ta e nuk i braktis në momente të vështira. #25Prill #ShqipëriaFITON

Shpërndaje