Spahia: Aktiv1sti, patronazhisti, sistemi i korruptuar i AKSHI-t, të gjitha në shërbim të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës

Shpërndaje

Aktiv1sti, patronazhisti, sistemi i korruptuar i AKSHI-t, të gjitha në shërbim të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Ju bashkova me interes dhe kënaqësi sesionit informues që eksperti i IT-së Gent Progni zhvilloi me të rinjtë e Shkodrës mbi rrezikun që paraqesin këto platforma të kontrolluara nga qeveria.

Sot më shumë se kurrë opinioni publik dhe veçanërisht të rinjtë janë të rrezikuar nga informacioni që merret përmes këtyre platformave, që më pas përdoret për të deformuar votën e qytetarëve. Përdorimi i të dhënave personale është një nga shkeljet më flagrante të ligjit që mazhoranca shqiptare bën prej vitesh. E gjitha kjo skemë duhet ndëshkuar jo vetëm përmes votës por edhe mekanizmave ligjore si dhe institucioneve ndërkombëtare.

Skemat e dëshpëruara të Edi Ramës, njeriut armik të votës së lirë do ta marrin përgjigjen e merituar në 14 Maj nga vota e shqiptarëve. Bashkë Fitojmë✌

Shpërndaje