
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, zhvilloi një takim të frytshëm me anëtarët e grupseksionit 3/3, ku u theksua rëndësia e 11 Majit si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Me mbështetjen e qytetarëve dhe përkushtimin e strukturave, Spahia shprehu bindjen se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se programi i PD është zgjidhja e duhur për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Postimi i kandidatit Spahia:
“11 Maji nuk është thjesht një datë, është dita kur vendosim të ardhmen tonë.”
Me anëtarët e grupseksionit 3/3, të drejtuar nga Emiljano Çekini, ndamë bindjen se ndryshimi është i domosdoshëm dhe jetik për vendin. Zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe programi i PD është alternativa që nxjerr vendin nga kriza. Faleminderit për mbështetjen dhe energjinë, së bashku për 11 Majin, për fitoren që na takon!
