Për të kujtuar vendin që ke parë, nëse je turist nuk ke si si të mos marrësh me vete diçka simbolike që lidhet me traditën dhe kulturën e vendit që ke vizituar.
Në kryeqendren e veriut, e cila këtë vit është kthyer në destinacionin kryesor për të huajt, dyqanet e souvenirëve kanë patur një bum shitjesh.
Shumë prej turistëve dhe emigrantëve, që kanë përzgjedhur këtë vit Shkodrën për të kaluar pushimet, marrin me vete edhe punime artizanale, të zonës ose simbole të vogla me motive kombëtare.
Dyqanet e suvenireve u goditen rëndë në kohën e pandemisë, por me rikthimin e turistëve, duket se po rilulëzojnë sërish. Administratorët e dyqaneve të souvenirëve në Shkodër janë të kënaqur, kjo falë edhe prezantimit të këtyre simboleve në panairet që organizohen në këtë qytet.