Souvenir Albania feston Ditën e Pavarësisë me një akt mirësie…

Shpërndaje

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Souvenir Albania organizoi një aktivitet me vlerë të veçantë duke dhuruar dhurata për shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Ky gjest solidariteti kishte si qëllim t’i bënte më të gëzueshme dhe të veçanta këto festa për gjyshet dhe gjyshërit e këtij institucioni.

Dhuratat iu dorëzuan drejtorit të institucionit, z. Fatjon Hoxha, nga përfaqësuesi i Souvenir Albania, z. Ardit Bilani. Të moshuarit u entuziazmuan nga dhuratat dhe festuan Ditën e Pavarësisë me gëzim dhe krenari.

Souvenir Albania, si gjithmonë, demonstron angazhimin e saj për të qenë afër komunitetit dhe për të përçuar frymën e festave kombëtare përmes akteve të solidaritetit dhe humanizmit.

Shpërndaje