Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Por kur do të ndodhë anëtarësimi i plotë dhe përfundimtar i Shqipërisë në BE? Eurokomisioneri Oliver Varhelyi i dha përgjigje kësaj pyetje të gazetarëve, duke thënë se kjo gjë varet edhe nga puna e Shqipërisë.
Sa më shpejt që vendi ynë të plotësojë kriteret, atëherë anëtarësimi do të ndodhë.
“Parashikimi kohor është në njëfarë mënyre përtypja e zakonshme e gazetarisë, nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që mendoj dhe ka kuptim. Kjo pyetje është sa herë që Shqipëria do të jetë ose është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do të bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur që kjo të ndodh, sa më shpejt që të mundemi”, u shpreh eurokomisioneri Varhelyi. /tvklan.al