Sot nis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti, mbi 30 shkolla nuk do të hapen

Shpërndaje

Dy javë pas tërmetit, nxënësit sot do t’i rikthehen bankave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Ndërsa mbi 30 shkolla të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk do të hapen për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Dy ditë më parë zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi.

Haxhiu tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.

Shpërndaje