Sot maturantët do të japin testin e Gjuhës Shqipe, në një klasë vetëm 10 nxënës

Shpërndaje

Ditën e sotme mbi 32 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe. Provimi do të zhvillohet duke respektuar masat për COVID-19.

Në një sallë do të qëndrojnë vetëm 10 maturantë, në një distancë prej 2 metrash.Ndërkohë të gjithë nxënësit duhet të keni vendosur maskë dhe do iu matet temperatura para se të hyjnë në shkolla.

Ashtu sikurse është lajmëruar më herët, edhe tezat për këtë provim do të jenë të reduktuara. Më 8 qershor maturantët zhvilluan provimin e gjuhës së huaj, ku nuk pati asnjë incident.

Shpërndaje