Sot është dita më e tmerrshme e jetës time si gjinekolog!

Kam mjekuar shumë gra shtatzëna, dhe sa herë hyj në dhomën e lindjes e lus Zotin nga thellësia e shpirtit që t’i ruaj ato.

Dhimbjet të cilat i përjetojnë femrat në dhomën e lindjes është vështirë të përshkruhen, pa i llogaritur dhimbjet e nëntë muajve të cilët i përjetojnë gjat shtatzanisë.

Sot kam qarë me dënes ngase e humba një nënë, nuk dëshirojmë asnjëherë që kjo të ndodhë, por Zoti ka tjera plane.

Ajo çka më bëri të qaja me dënes se kjo zonjë kishte 14 vite që ishte sterile, kemi provuar metodat artificiale dhe shumë metoda tjera por pa dukses, në fund Zoti iu përgjigj dëshirës së saj dhe mbeti shtatzënë edhe pse iu kishin paraqitur cista dhe kishte fibromën.

Pas nëntë muajsh erdhi koha e lindjes dhe e solli burri i saj në spital, si ndëgjova se ka arritur lash menjëherë çdo gjë anash dhe nxitova për tek ajo, pas shtatë orësh rezultati ishte tepër i dhimbshëm, ne e humbëm atë, por foshnja ishte ende e gjallë.

Para vdekjes e kapi foshnjen në krahët e saj lotët i rrjedhnin, buzëqeshte dhe e përqafonte foshnjën, për një moment iu keqësua gjendja dhe shpirti u nda nga trupi i saj.

E ndjeva një dhimbje të tmerrëshme dhe u pikllova aq shumë sa që mezi shkova te burri i saj ta lajmëroj për humbjen e cila do t’ia shndërronte kulmin e lumturisë në greminën e tragjedisë.

Pastaj i tronditur u ktheva në zyrën time dhe kam qarë me orë të tëra dhe mendoja se sa pak e vlerësojmë këtë sakrificë të nënave.

Për këtë ju lutem që t’i respektoni bashkshortet tuaja, ngase ato e kalojnë luginën e vdekjes për ta sjellë një jetë të re në këtë botë, respektoje nusen tënde ngase ajo e mban fëmijën tënd nëntë muaj duke përjetuar gjitha llojet e dhimbjes vetëm e vetëm që ta sjellë në jetë një engjull apo engjellush që me të ta lumturoj jetën tënd.

Këtë ngjarje e postoi në profilin e tij
dr. Soufian Bonadada, Specialist-Gjinekolog

Përkthim: dr. Rijad Imeri