Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Ç’duhet të dini

Ditën e sotme do të publikohen përgjigjet e Lotarisë Amerikane për të gjitha shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar.

Nga ora 18:00 e pasdites së sotme të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së nëse janë përzgjedhur ose jo.

Saktësisht, linku në të cilin duhet të klikoni është ky: https://dvprogram.state.gov/

Duhet thënë se rezultatet bëheshin të ditura çdo fillim maji, por këtë vit pati një shtyrje me një muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.