SONDAZHI/ Kampioni historik Paulin Sterkaj apo me i riu në listat e PS Kabir Fishta? Kush do jetë më i votuari nga radhet e Socialisteve…

Shpërndaje

30 vite pas ndërrimit të sistemeve, politika e vjetër duket se ka filluar t’i përkas së kaluarës. Partitë më të mëdha garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit me emra të njohur që kanë influencë në elektoratë, por nuk mungojnë dhe surprizat.

Partia Socialiste në këto zgjedhje për herë të parë ka zgjedhur emra kandidatësh përmes konkursit “Deputeti që duam” dhe në lista janë përfshirë emrat e shumë të rinjëve ambicioz, të cilët premtojnë në të ardhmen në politikë.

Në qarkun e Shkodrës, njëri prej tyre është Kabir Fishta, 25-vjeçari që është renditur i 12-i në listë. Pavarësisht renditjes, Kabir Fishta duket se ka një mbështetje masive nga të rinjtë në Shkodër dhe rrethinat e saj.

Prej disa kohësh ABC po kryen një sondazh online, përmes së cilit votohet për alternativat që janë vënë tashmë në dispozicion dhe dalin në “ring” të dielën e 25 prillit. Edhe pse i renditur i 12-i në listë, 25-vjeçari Kabir Fishta ka mundur të dalë i dyti në rënditjen javës së parë të rezultateve të sondazhit, brenda Partisë Socialiste, ndërsa është votuar nga 13.04% e totalit të votave, pas kryesuesit Paulin Sterkaj. Ky i fundit në sondazhin e ABC është votuar me 33.02% të votave. Kjo tregon edhe një herë fuqinë e rinisë në politikën e së ardhmes.

Kur Kryeministri Rama prezantoi kandidatët e Shkodres pak ditë më parë, kujtoi kohën kur Paulin Sterkaj ndeshej në mundje me Sait Fishtën (babai i Kabirit) dhe ndeshja ndahej barazim. Por sot pas shume vitesh Sterkaj duket se ka një “ndjeshje” tjetër me të birin e Saitit të riun Kabir Fishta, por kesaj here janë votuesit të cilet vendosin për fituesin dhe jo tapeti I mundjes.

Për herë të parë, në zgjedhjet e 25 prillit, përveç logos së partisë, do të votohet edhe për kandidatët. Pavarësisht renditjes, nëse një kandidat është shumë poshtë në listë, por arrin të siguroj vota më shumë se listat e sigurta, mund të ndodh edhe të fitoj. Kandidatura e 25-vjeçarit Fishta duket se është serioze.

Rezultati i javës e parë të Sondazhit:

Me poshtë linku i sondazhit ku mund të votoni partinë dhe kandidatin e preferuar:

https://sondazh.abcnews.al/?fbclid=IwAR2FcJW1j6IqbtLZagoVOh8hTkVqBEB4t8hJQaslneBsS8CfWlvhG7JlfkE

Shpërndaje