Të rinjtë e teatrit “Migjeni” zhvillojnë një protestë të heshtur kundër shembjes që iu bë godinës së Teatrit Kombëtar.
Të rinjtë mbajnë në duar mbishkrime ku thuhet “Teatri është shtepia ime”, “Unë jam teatri”, “Shembët godinën por jo teatrin”, “Jetojmë për lirinë”, “Dhuna nuk më përfaqëson”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, “Jo diktaturës, zgjohu”.
Më përpara një protestë të tillë kanë bërë edhe aktorët e teatrit “Migjeni”.