Vrasja e mirëorganizuar e 15 dhjetorit brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ku Iidënuari përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë 8 vjet më parë, Sokol Mjacaj, vrau edhe Arben Lleshin, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Indrit Shaqja.
Edhe këta dy të fundit, janë persona të dënuar me burg përjetë.
Nga hetimet e kryera, detaje te reja kanë dalë në dritë për vrasjen e kryer brenda burgut të Peqinit.
Ndër te tjera, mësohet? Sokol Mjacaj, ka deklaruar se po të mos e kishte marrë vesh se do të futej në regjimin 41 bis, nuk do ta kryente vrasjen, atë ditë.
Për regjimin 41 bis, ai ka deklaruar se i kanë thënë të burgosurit e tjerë duke iu drejtuar “qenke i rrezikshëm ti Sokol, se do të fusin në izolim”.
Ai ka qëlluar 5 herë me pistoletën me mulli. Plumbat, Arben Lleshin e kanë kapur në pjesën e qafës dhe të gjoksit.
Ndërkohë, i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ku plumbi ka hyrë dhe ka dalë, por sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sokol Mjacaj, është pyetur për disa emra konkret, për sa i përket vrasjes së Arben Lleshit nëse ishte paguar apo jo, por ai ka vijuar të heshtë dhe të thotë se e vrau për sherrin brenda burgut.
Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur te tjerë, miq të viktimës dhe të plagosurit, kanë ndjekur Sokol Mjacajn duke tentuar ta ndalojnë.
Ai nuk ka pasur më fishekë dhe për të krijuar përshtypjen se kishte fishekë në armën e tij, është mbyllur tek dhoma e takimeve.
“Ju thashë, po erdhët këtu unë do t’ju vras, por realisht unë nuk kisha më fishekë në pistoletë”, deklaroi ai.
Kur ka mbyllur derën e korridorit të dhomave së takimeve nga brenda, ai ka bllokuar edhe familjarë te tjerë që ishin në takim me të burgosur të ndryshëm.
Njoftimi në policinë e Elbasanit është bërë me vonesë.
Pas marrjes në pyetje, momentalisht Sokol Mjacaj është transferuar në burgun e Fierit.