Arbitrimet ne dem te Vllaznise kete sezon kane qene te vazhdueshme kunder saj dhe jo vetem me ekipin e pare. Nje nga ekipet me te penalizuara padyshim qe ka qene ai U19 dhe kete e tregon me se miri edhe ndodhia ne ndeshjen e sotme.
Ne “Reshit Rusi”, eshte luajtur ndeshja me e rendesishme e kampionatit, ajo ne mes Vllaznia U19 dhe Partizanit U19, dy skuadrave te vendeve te pare. Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit kishte caktuar lushnjari Sulko per ta drejtuar ate.
Por duhet thene se nga fillimi e deri ne fund, shkodranet jane ndjere te penalizuar nga arbitrimi. Ne shume drejtime. Aq sa i ka irrituar ne maksimum edhe tifozet e shumte shkodrane te pranishem ne fushen “Reshit Rusi”.
Shume faulla te paqene kunder, faulla te padhena per Vllaznine, nje 11-metersh i dyshimte ne fundin e ndeshjes qe solli edhe barazimin 2-2 per Partizanin dhe jo vetem kaq.
Tendenca e arbitrimit kunder kuqebluve eshte pare ne çdo gje dhe kulmi ka mberritur kur pas golit te barazimit te te kuqve, njeri nga lojtaret e Partizanit eshte drejtuar nga tifozet e Vllaznise duke prekur organet gjenitale dhe kjo ka krijuar nje klime shume te keqe ne fushen sportive.
Tifozet kane dashur te hyjne ne fushe dhe kjo ka bere qe aty te mberrijne shpejt edhe Forcat e Nderhyrjes se shpejte. Eshte dashur nderhyrja e presidenti Alban Xhaferi per te qetesuar gjerat, por nderkohe per futbollistin e Partizanit qe beri ate veprim nuk ka patur asnje ndeshkim nga arbitri!!!
Shkodranet ne fakt nuk jane te zhgenjyer nga vetem kjo ndeshje. Sidomos me ekipin U19 sivjet ka pase shume padrejtesi te cilat çdo jave i jane bere te ditur edhe Federates, permes shkresave apo dhe pamjeve filmike.
Megjithate asnje reagim. Ashtu si per ekipin e te rriturve te Vllaznise qe te pakten ne 5-6 ndeshje eshte ndeshkuar sivjet nga arbitrat, duke mberritur tek rasti i djeshem kur goli i pare i Egnatias ishte qarte ne pozicion jashte loje, por arbitri dhe VAR e konsideruan te rregullt.
Ne Shkoder kane qene shume te merzitur kete sezon edhe per ekipin e femrave te Vllaznise qe ne ndeshjen e pare ne Fier ndaj Apolonise, arbitrat “e bene bloze” me pamjet filmike qe bene xhiron e te gjitha mediave.
Por kuptohet qe keto nuk jane thjesht gabime sporadike. Jane gabime qe çojne dem investime te medha, qofte edhe financiare. U tentua ndoshta edhe dje ne ndeshjen e kthimit Vllaznia- Apolonia te behej e njejta gje, por ne fund u vendos qe arbiter te ishte Eldorian Hamiti dhe drejtesia ne fushe e tregoi se kush eshte ekipi me i mire ne vend.
Shkodranet kane filluar te mendojne se Sokol Jareci, dizenjatori i arbitrave prane Federates Shqiptare te Futbollit, ka diçka me ekipet e Vllaznise. Por kesaj maskarade dikush duhet t’i thote NDAL, para se te jete vone.
Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe. Ankesat e shumta zyrtare te klubit shkodran jo vetem qe nuk kane gjetur zgjidhje, por perkundrazi nga java ne jave, arbitrat e caktuar prej tij, po ndeshkojne ekipet e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/