Sokol Bregu: Pse shqiptarët nuk mund të ekstradohen nga Dubai…

Shpërndaje

Gazetari Sokol Bregu deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kriminelët shqiptarë që gjenden në Dubai, nuk ka gjasa të ekstradohen në të ardhmen e afërt, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi dhe bëjnë ekstradime vetëm në rastet kur kriminelët kryejnë vepra terroriste ose financojnë terrorizmin.

“Në Emiratet e Bashkuara Arabe, të gjithë trafikantët e drogës që ekstradohen, janë ata që në një moment të caktuar kanë financuar terrorizmin në vende të BE-së ose më gjerë. Ata ekstradohen brenda 24 orëve. Kur gjenden provat dhe zakonisht këto prova i sjell FBI. Lidhur me personazhe kryesorë që kanë drejtuar trafikun e drogës në Europë, janë kryesisht francëzë, marokenë, disa hollandezë, që janë ekstraduar në kohët e fundit. Por, mbi ata ka patur dyshime për financime kryesore në disa akte terroriste të ndodhura në BE.

Në momentin e parë që u gjendet qoftë edhe një investim i vogël, për organizata që kanë prirje terroriste, ndodh ekstradimi menjëherë. Në rastet e tjera nuk ndodh.

Në ndonjë rast, siç ndodhi rasti i goditjes më të madhe të organizatës së madhe të francëzëve, aty e kishin dërguar oficerin e tyre special, kishin rënë dakord me amerikanët, e kishin dërguar pranë Europol dhe në atë moment u bë ndalimi dhe ekstradimi i më shumë se 50 vetëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo ndodhi para pesë muajve.

Por kishte një lidhje sepse kishin çuar oficerin e tyre ndërlidhës në Europol. Nuk është ndonjë çudi pse Dubai. Është parajsë fiskale, mendoj se do të zgjasë me vite. Kanë gjetur mënyrën të tyre të të pastruarit të parave. Çdo para është në pastrim në pjesën e Dubait. Ofrojnë marrëveshje të tilla, që nëse do të bësh biznes, boll të falësh 33% personave që kanë shtetësinë e Emirateve dhe bëhesh biznesmen aty. Kushti i vetëm është mospërfshirja jote në asnjë organizatë terroriste në botë dhe asnjë implikim me ndonjë financim ndaj këtyre grupeve. Në të gjitha rastet e tjera kanë dështuar në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Bregu.

Shpërndaje