Socialistët kanë nisur votimin për zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e PS-se.
10:13- Voton Rama
Kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama ka votuar për zgjedhjen e delegatëve
Risia votimi elektronik
Për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së do të testohet votimi elektronik dhe online.
Ish-deputeti i Partisë Socialist, Alfred Peza tha se votimi po testohet në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë.
Peza tregoi në një deklaratë për mediat se 47% e kandidatëve për delegatë janë femra.
Ndërsa tha se në të gjithë vendin janë hapur 365 vendvotime.
Algred Peza: “47% e numrit të përgjithshëm të kandidatëve për delegatë që do të votohen gjatë ditës së sotme janë gra. Nga votimi do dalin 760 delegatë të Kongresit të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e PS në të gjithë vendin.
Në shkallë vendi janë regjistruar 60 komisionet e zgjedhjeve nëpër bashki. Procesin e organizimit të votimit dhe monitorimit në 60 bashkitë e vendi e janë 300 anëtarë të komisioneve të zgjedhjeve të Partisë nëpër bashki. Janë ngritur në të gjithë vendin 363 vendvotime në njësitë administrative të bashkive dhe 1089 komisionerë po administrojnë procesin e votimit në këto njësi administrative.
Votimi ka nisur normalisht dhe pa asnjë problem në të gjithë vendin. Në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votimi elektronik dhe votim online. Ky proces shënon një ditë të rëndësishme për jetën dhe veporimtarënë e PS.”
Zgjedhja e delegatëve do bëhet sipas parimit një anëtar, një votë.
Votimi do vijojë deri në orën 16:00.