Sllovenia ka njohur Palestinën si një shtet sovran dhe të pavarur.
Pas një maratonë parlamentare mes debateve, diskutimeve dhe vendimeve të shpallura dhe më pas të tërhequra nga opozita, u arrit njohja e shtetit palestinez.
Në Kuvend u dhanë 52 vota pro.
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka thënë se i ka rritur përpjekjet për të njohur shtetin palestinez, pas intensifikimit të ofensivës së Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.