Vazhdon situata konfuze pas dyerve te zyrave te aplikimit per paisjen me karta identitetit dhe pasaporta ne Shkoder. Ne kushtet e temperaturave teper te larta, qytetareve e ne veçanti emigranteve u duhet te qendrojne per ore te tera ne radhe per te aplikuar ! U duhet te ballafaqohen me nje gjendje te mundimshme e stresuese, qe ne oret e para te mengjesit dhe deri ne dreke. Ata kerkojne qe per kete periudhe te merren disa masa lehtësuese me se shumti organizative, qe te kene mundesi te marrin sherbimet pa u shkaktuar konfuzion e pritje me ore te tera:
Nuk mund te mos theksohet se kompania qe ka pergjegjesine per paisjen me karta identitetit e pasaporta dhe Ministria e Puneve te Brendshme jane gjetur te papërgatitura nga ardhja e emigranteve qe ka shtuar fluksin! Normalisht qe ne kete situate eshte e nevojshme te shtohet personeli dhe infrastruktura e proçesit te aplikimit per te iu përgjigjur ne nje kohe me te shpejte qytetareve, dhe jo te krijoheshin skena te tilla !
Eshte momenti qe ta ngrejne zerin per kete çeshtje ne Ministrine e Puneve te Brendshme edhe Bashkia Shkoder e Prefektura, qe te kerkojne te permiresohet menjehere shërbimi ndaj qytetareve ! Sepaku per te mbajtur radhet e shmangur përplasjet me qytetaret si hap i pare te rivendoset polici bashkiak ne hyrje te ketyre zyrave. Qofshin te zgjedhur, qofshin te emeruar, perfaqesuesit e pushtetit ne Shkoder nuk mund te heshtin ndaj kesaj gjendje qe nuk ishte e paparashikuar duke patur parasysh faktin qe ne 2020-en pandemia ndaloi cdo gje!/Tv1channel/