Gjyqtarja Ermira Dedja e Gjykatës së Rrethit Shkodër do të përballet të hënën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.
Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Ermira Dedja nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, gjyqtarja Ermira Dedja nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare është 5.7 milionë lekë.
Subjekti zotëron pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 4.6 milionë lekëve, një automjet me vlerë 395 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 685 mijë lekësh.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 50% kanë si burim pagën e saj si gjyqtare dhe gati 44% nga paga dhe biznesi i bashkëshortit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen të theksohet se subjekti zotëron edhe pasuri të tjera, për të cilat nuk deklarohet vlerë aseti.
Gjatë viteve 2004-2007, subjekti Ermira Dedja deklaron të jetë bashkëpronare sipas dëshmive të trashëgimisë në 1/4 pjesë e apartament banimi 80m2; 1/12 pjesë e sipërfaqe trualli prej 1,230 m2 nga e cila 123 m2 është shtëpi banimi e bashkëshortit dhe 1/3 pjesë e 375 m2 truall+85.29 m2 sipërfaqe ndërtimore në emër të bashkëshortit në Shkodër, për të cilat nuk deklarohet vlerë aseti.
Në vitin 2009, subjekti deklaron blerje apartament banimi me sipërfaqe 104 m2 vlerë 4,860,000 lekë, nga të cilat 2,500,000 lekë i mbeten detyrim vitin e blerjes investitorit. Detyrimi shlyhet pjesërisht gjatë viteve në vazhdim.
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al