Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër database me të dhënat personale ka rrjedhur nga institucionet shtetërore.
Bëhet fjale për pagat mujore të qytetarëve privatë në administratën publike por edhe private.
Tabela e plotë është përhapur me shpejtësi përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar në këtë mënyrë materiale që cënojnë jo vetëm privatësinë por rrezikojnë dhe vjedhjen e identitetit apo abuzimet në rrjetet financiare apo bankare.
Por ajo çka është më e rrezikshme është dhe dalja e të dhënave për pagesat e shërbimit informative shtetëror, agjentët informative apo dhe për punonjës të tjerë që mbrohen nga sekreti shtetëror.
Po ashtu në dokumentin që i përket muajit janar 2021 zbardhet paga e presidentit Meta prej 257 mijë lekëhs apo dhe e kryeministrit Rama me 228 mijë lekë.
Por po ashtu janë dhe të dhënat e ndihmësve të kryeministrit me pagë mbi 150 mijë lekë
Edhe në drejtësi publikohen të dhënat e plota si ajo e kreut të Spak Arben Kraja me rreth 590 mijë lekë në muaj, kryeprokurorit Olsian Çela me 320 mijë lekë në muaj.
Po ashtu jepen të dhënat për 637 mijë punonjës.
Prej tyre 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj dhe 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në katër milionë dhe rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri ën 2 milionë lekë në muaj.