Dorëhiqet drejtori i Sistemit Informatik te Tatimeve pas skandalit të publikimit të pagave. Dorëheqja e tij ka ardhur me qëllim për t’u vendosur në dispozicion të hetimeve.
Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për publikimin e dhënave për pagat e mbi 630 mijë shqiptarëve. Bashkë me to u publikuan edhe numrat e telefonit. Grupi hetimit ka kërkuar databazën origjinale për të bërë krahasime, ndërsa u kryen veprime hetimore pranë Drejtorisë së Tatimeve, AKSHI-t dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku u sekuestruan serverat e të dhënave.
Por nuk është mjaftuar me kaq pasi ditën e sotme ka vijuar sërish rrjedhja e të dhënave. Një tjetër listë është publikuar, këtë herë më targa 530 mijë automjeteve.