Skandal në Bushat, punon te bordi i kullimit, mban veshur uniformën e Policisë Bashkiake

Shpërndaje

Emisioni investigativ “BOOM” solli me fakte abuzimet që kryhen në Njësinë Administrative Bushat, ku punonjësi i bordit të kullimit Dedë Groshi prej muajsh mban veshur uniformën e Policisë Bashkiake.

Edhe pse Administratori Bujar Shima është në dijeni të këtij fakti ai mundohet ta fsheh.

Administratori: Frrok quhet polici. Dedë Groshi është punonjës i bordit të kullimit nuk është i veshur me uniformë.

Sapo vihet në dijeni të prezencës së medias, punonjësi i bordit te kullimit i cili qëndron te dera hyrëse e Njësise braktis vendin e punës.

Administratori: E morën në telefon për një konlikt. Kthehet për 10 minuta.

Administratori ia faturon përgjegjësinë e emërimeve Kryetarit të Bashkisë Vaut të Dejës Mark Babani

Administratori: Emërtimet i bën kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës.

Edhe pse na u premtua se do na jepej një shpjegim në lidhje me këtë rast, Administratori largohet nga zyra, ndërsa stafi “BOOM” kërcënohet jashtë ambienteve të Njesisë Administrative.

Mbetemi në pritje te një reagimi zyrtar nga ana e Njësisë Administrative Bushat në lidhje me këtë shkelje ligjore.

Shpërndaje