Skandal mjedisor/ IKMT sërish në Velipojë, mbetjet nga prishjet hidhen pranë hidrovorit në Lagunën e Vilunit

Shpërndaje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar sërish në Velipojë këtë të martë, por kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lëna nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojës.

Por pavarësisht iniciativës për të pastruar të gjithë brezin ranor nga mbetjet e lëna nga aksioni, një skandal mjedisor, po bëhet pikërisht nga dora e shtetit.

Mjetet e tonazhit të rëndë, pasi marrin objektet dhe mbetjet inerte nga hapësira ranore e plazhit, po i hedhin mbetjet ne pranë Hidrovorit ne Lagunën e Vilunit.

Pa pyetur askënd, IKMT po depozitojnë mbetjet inerte në një nga zonat më të bukura të Velipojës, e aq me tepër pranë Hidrovorit i cili është një objekt i rëndësisë së veçantë.

Videot e siguruara tregojnë këtë masakër mjedisore, kur kujtojmë që në territorin e Qarkut të Shkodrës është i vendosur edhe një ‘landfilled’ për depozitimin e mbetjeve.

Fotografia e TV1 Channel - Shkodër
Fotografia e TV1 Channel - Shkodër
Shpërndaje