“Skandal i paprecedent”, Alibeaj për “monitorimin” nga Rilindja: Shkelet në mënyrë flagrante privatësia, PD po përgatit padi në SPAK…

Shpërndaje

Drejtuesi politik i qarkut Fier për PD, Enkelejd Alibeaj, me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për përdorimin e të dhënave nga Rilindja.

Alibeaj thekson se e gjitha është një skandal i paprecedentë dhe se PD po përgatit padi në SPAK për këtë çështje.

“Përdorimi i të dhënave personale të portalit E-Albania, nga Rama dhe PS është një shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve. Në mënyrë të paprecedentë, në selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhëna personale të qytetarëve, të marra nga portali E-Albania. Është arritur të sigurohet databaze. Në të ka të dhëna konfidenciale të plot 910 mijë votuesve të Tiranës, nga 19 deri në 99 vjeç.

Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e ID, numri i qendrës së votimit, vendi i punës, dhe përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës. Përdoren të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit. Përdorimi i databazës nga Rama dhe PS përbën vepër penale. PD po përgatit padi, që do dorëzohet në SPAK. PD do ta ndjekë hap pas hapi në rrugë ligjore këtë çështje, shqiptarët duan të ndihen të sigurt. Rama nuk kursen as të vjedhë e të përdorë të dhënat e qytetarëve. Më 25 prill, shqiptarët do kenë qeveri që kujdeset për ta”, deklaron Alibeaj.

Shpërndaje