S’ka mëshirë për “komshinjtë”, Tirana “5 copa” Partizanit për të vazhduar sigurt drejt titullit

Shpërndaje

Kryesuesja e kategorisë superiore, Tirana ka demoluar Parrtizanin 5-1 në derbin e kryeqytetit që u zhvillua sonte në “Air Albania Stadium”.“Demat” e nisën më mirë duelin e zjarrtë, kur në minutën e dytë kaluan në epërsi përmes super-golit të William, por kjo ishte gjithçka që “bardhë e kuqtë” kishin për të treguar në këtë sfidë.

Në minutën e 14’të, mbrojtësi Bitri u përjashtua me të kuq, pasi ndërhyri si lojtar i fundit, me ç’rast edhe shkaktoi penallti. Vet u përjashtua, kurse Batha barazoi shifrat. Sikur nuk mjaftoi kjo penallti, gjyqtari akordoi një tjetër të tillë tre minuta më vonë, të cilën e konvertoi me plot sukses, sërish, Batha.


Ndeshja disi u baraspeshua deri në minutën e 64’të, kur Idrizaj realizoi autogol. 3-1 për Tiranën. Aty ndeshja thuajse mbaroi, por jo me ato shifra. Enes Muci u përkujdes për dy golat e fundit, derisa i pesti ishte i jashtëzakonshëm, ku nga gjuajtja e lirë shënoi regjistroi rezultatin përfundimtar, Tirana 5, Partizani 1.Me këtë fitore, Tirana shkëputet edhe më, ku tani ka nëntë pikë më tepër se “komshiu” Partizani dhe pesë më tepër se Kukësi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shpërndaje