S’ka më pagesa shtesë për telefonin kur dilni nga Shqipëria, hiqet tarifa Roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor

Shpërndaje

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka njoftuar ditën e sotme se tarifa Roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor do të hiqet duke filluar nga data 1 korrik 2021.

Nga ky vendim përfiton dhe Shqipëria, shkruan Soreca, i cili shton se pas 1 korrikut qytetarëve shqiptarë ju mjafton të kenë të karikuar telefonin kur lëvizin në vendet e BP.

“Nga 1 korrik 2021, tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor bëhen zero. Shqiperia e përfshirë! Vetëm mos harroni diçka: të keni bateri plot në telefonin tuaj,” shkruan Soreca.

Shpërndaje