Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngjarjet dramatike me popullatën civile atje po ndiqen me shqetësim edhe nga qytetarët shkodranë .
Ata dënojnë sulmin rus si të papranueshëm dhe pohojnë se janë tepër të shqetësuar për situaten atje , pas sulmeve ushtarake ruse ndaj qyteteve dhe popullsisë civile ukrainase.
Ndersa Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shtuar frikën e qytetarëve shkodranë për rritjen e çmimeve.Pak ditë më parë Kalaja e Rozafës u mbulua me ngjyrat e flamurit ukrainas. Në këtë mënyrë Shkodra i është bashkuar dhimbjeve të ukrainasve që ditët e fundit po përballen me sulmet e Rusisë.